Policia e Maqedonisë së Veriut publikoi video nga aksioni kur u kryen bastisje në shtëpitë e dy policëve

U publikuan pamje se si policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer bastisje në hapësirat e banimit të dy punonjësve policorë të dyshuar për keqpërdorim të armëve. Policia ndaj tyre ka paralajmëruar padi penale, transmeton Portalb.mk. “Punonjësit policot kanë kryer bastisje në shtëpitë e dy personave – punonjës policisë për të cilët më herët ishte […]

Policia e Maqedonisë së Veriut publikoi video nga aksioni kur u kryen bastisje në shtëpitë e dy policëve
Armë. Foto nga Policia e Maqedonisë së Veriut

U publikuan pamje se si policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer bastisje në hapësirat e banimit të dy punonjësve policorë të dyshuar për keqpërdorim të armëve. Policia ndaj tyre ka paralajmëruar padi penale, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policot kanë kryer bastisje në shtëpitë e dy personave – punonjës policisë për të cilët më herët ishte konfirmuar se në rrjetet sociale kanë publikuar fotografi me armë”, raportoi Policia.

Njëra bastisje është kryer në fshatin Hasanbeg të Shkupit, ku janë gjetur disa arme dhe plumba të ndryshme, ndërsa një sasi tjetër me leje është gjetur në veturë.

Policia pastaj ka kryer bastisjen në vikend-shtëpizën në Strimë të Likocës, ku polici kishte shkrepur fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.