Gashi është takuar me Osmanin vitin e kaluar si kryetar partie, e jo tani si kryetar i Kuvendit

Nuk është i vërtetë pretendimi se Gashi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit është takuar me Presidentin e Kosovës. Ai u takua me Osmanin, por në vitin 2023 dhe në cilësinë e liderit të partisë, për këtë arsye nuk u vendos flamuri maqedonas, sepse nuk ishte vizitë zyrtare në nivel shtetëror. Përhapja e këtij njoftimi manipulues ndoshta […]

Gashi është takuar me Osmanin vitin e kaluar si kryetar partie, e jo tani si kryetar i Kuvendit
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, foto nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

Nuk është i vërtetë pretendimi se Gashi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit është takuar me Presidentin e Kosovës. Ai u takua me Osmanin, por në vitin 2023 dhe në cilësinë e liderit të partisë, për këtë arsye nuk u vendos flamuri maqedonas, sepse nuk ishte vizitë zyrtare në nivel shtetëror. Përhapja e këtij njoftimi manipulues ndoshta është frymëzuar nga njoftimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social X të datës 28 maj 2024, kur ajo ka uruar Gashin për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit, ku ajo përdori foton nga takimi i tyre në 2023, shkruan Vërtetëmatësi.

Po analizojmë një njoftim që pretendon se Afrim Gashi vizitën e parë si kryetar i Kuvendit të Kosovës e ka bërë në një takim me kryetaren e atjeshme Vjosa Osmani dhe se në takim nuk është vendosur flamuri i Maqedonisë. Kjo nuk është e saktë.

Perla mbi perla – gjerdan. Dhe ata nuk janë bërë ende Qeveri. Ja cfarë na pret neve, thuhet në postim.

Postimi shpërndan edhe një fotografi të takimit mes Gashit dhe Osmanit, në të cilin nuk ka flamurin maqedonas dhe në përshkrimin e të cilit thuhet:

Takimi i parë i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Afrim Gashi me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ku është flamuri maqedonas?

Vërtetmatësi ka shqyrtuar faqen zyrtare në Facebook të kryeparlamentarit Afrim Gashi, por nuk kemi gjetur një foto të tillë pasi ai është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Kemi shqyrtuar edhe faqen e Kuvendit në Facebook, si dhe faqen zyrtare të Kuvendit. Dhe aty nuk gjetëm asnjë informacion se kryeparlamentari ka bërë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe se është takuar me Presidentin e Kosovës.

Ne e kërkuam fotografinë në Google dhe zbuluam se është e datës 6 shkurt 2023, kur Afrim Gashi, në cilësinë e liderit të Alternativës, u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gashi më pas ishte i shoqëruar nga nënkryetari i atëhershëm i Kuvendit, Hisni Ismaili, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti dhe deputetja Safije Sadiki Shaini.

Në emër të Alternativës, atëherë Gashi theksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimet euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Fotografia dhe lajmi për vizitën janë publikuar në faqen e Afrim Gashit në Facebook, si dhe në faqen zyrtare të Alternativës.

 

Pra, nuk është i vërtetë pretendimi në njoftimin se Gashi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit është takuar me Presidentin e Kosovës. Ai u takua me Osmanin, por në vitin 2023 dhe në cilësinë e liderit të partisë, për këtë arsye nuk u vendos flamuri maqedonas, sepse nuk ishte vizitë zyrtare në nivel shtetëror.

Përhapja e këtij njoftimi manipulues ndoshta është frymëzuar nga njoftimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social X të datës 28 maj 2024, kur e uroi Gashin për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit. Në postim, Osmani ka përdorur për urim foton e takimit me Gashin nga viti 2023.

Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi  Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut luajtën një rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq janë sot kontribuesit kryesorë të perspektivën evropiane të saj. Vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi dhe bashkëpunimin, thuhet në urimin e Osmanit, i cili është publikuar në rrjetin social X, bashkë me foton e përbashkët nga takimi i vitit 2023.

Për të gjitha faktet më sipër, ne e vlerësojmë postimin si të rreme.