Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, ambasadorin Michael Carpenter. Gërvalla e Carpenter folën për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së për përballimin dhe tejkalimin e tyre. “Gjatë takimit të […]
![Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/03/donikaa.png)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/03/donikaa-1024x597.png)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.
Gërvalla e Carpenter folën për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së për përballimin dhe tejkalimin e tyre.
“Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Ëashington, Ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, fusha këto në të cilat Republika e Kosovë është lidere në Ballkanin Perëndimor”.
“Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Më tej, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë mes Kosovës dhe ShBA-së, e cila sipas Gërvallës, vazhdon të jetë shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon.