Kontrollohen tri barnatore – kapen barna pa banderola në Pejë

Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -Pejë, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë, ku së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë. Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola. “Janë sekuestruar 144 paketime të […]

Kontrollohen tri barnatore – kapen barna pa banderola në Pejë
kontrollohen-tri-barnatore-–-kapen-barna-pa-banderola-ne-peje

kontrollohen-tri-barnatore-–-kapen-barna-pa-banderola-ne-peje

Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -Pejë, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë, ku së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë.

Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola.

“Janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme. Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari: N.Zh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar)”, njofton policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’. Me akt-vendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.