Haxhiu: Janë gjetur mbetje mortore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi nga personat e zhdukur gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet dyshohet se i përkasin një individi që mund të jetë në listën e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Sipas saj, gërmimet […]

Haxhiu: Janë gjetur mbetje mortore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi nga personat e zhdukur gjatë luftës
haxhiu:-jane-gjetur-mbetje-mortore-ne-podujeve,-dyshohet-te-jene-te-nje-individi-nga-personat-e-zhdukur-gjate-luftes

haxhiu:-jane-gjetur-mbetje-mortore-ne-podujeve,-dyshohet-te-jene-te-nje-individi-nga-personat-e-zhdukur-gjate-luftes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet dyshohet se i përkasin një individi që mund të jetë në listën e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Sipas saj, gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.

Njoftimi i plotë:

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkroi ajo.