Humb jetën një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili gjithashtu bëri të ditur se ngasësi i veturës ka pësuar lëndime dhe është […]

Humb jetën një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan
humb-jeten-nje-grua-ne-nje-aksident-trafiku-ne-magjistralen-ferizaj-gjilan

humb-jeten-nje-grua-ne-nje-aksident-trafiku-ne-magjistralen-ferizaj-gjilan

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili gjithashtu bëri të ditur se ngasësi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 26.04.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën,  vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.  Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.