Ish-guvernatori i BQK-së: Remitencat sa 1/3 e buxhetit vjetor të Kosovës

Remitencat i ka konsideruar shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në Kosovë, ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Ai deklaron se një pjesë e qytetarëve të Kosovcës varen nga të ardhurat e diasporës. “Remitencat janë të ardhurat që diaspora i sjellin në Kosovë. Remitencat kanë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse […]

Ish-guvernatori i BQK-së: Remitencat sa 1/3 e buxhetit vjetor të Kosovës
ish-guvernatori-i-bqk-se:-remitencat-sa-1/3-e-buxhetit-vjetor-te-kosoves

ish-guvernatori-i-bqk-se:-remitencat-sa-1/3-e-buxhetit-vjetor-te-kosoves


Remitencat i ka konsideruar shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në Kosovë, ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Ai deklaron se një pjesë e qytetarëve të Kosovcës varen nga të ardhurat e diasporës.

“Remitencat janë të ardhurat që diaspora i sjellin në Kosovë. Remitencat kanë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse një pjesë e konsiderueshme e popullsisë varen nga to”, u shpreh Mehmeti për Front Online.

Mehmeti ka kërkuar që të ketë bashkëpunim më të mirë të Kosovës me shtetet që kanë numër të lartë të kosovarëve.

Një strategji e Qeverisë mund t’i orientojë bashkatdhetarët kah investimet, thotë Mehmeti.

“Është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me shërbimin diplomatik të Kosovës në shtetet me prezencë të lartë të diasporës kosovare, siç janë Amerika, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Sigurisht që investimet e diasporës lidhen edhe me klimën e përgjithshme të të bërit biznes në Kosovë, si dhe defektet në sundim të ligjit. Zhvillimi i një strategjie nga Qeveria e Kosovës mund t’i stimulojë ata t’i orientojnë kah investimet dhe jo vetëm për konsum ditor”, ka deklaruar Mehmeti.

Remitencat sjellin efekte pozitive në ekonominë e vendit, vlerëson Mehmeti.

Ai tregon se nga 3.2 miliardë sa ishte buxheti i shtetit gjatë 2023-tes, 1 miliardë ishte vetëm nga diaspora.

“Në vitin 2023, Kosova pranon mbi €1 miliard euro dërgesa financiare. Ndërsa, buxheti i shtetit për vitin 2023 është rreth €3.2 miliardë. Efektet pozitive te remitencave janë evidente në Kosovë, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur numër i madh mërgimtarësh vizitojnë Kosovën, gjë që përkthehet në vëllim më të madh shitjesh për bizneset”.

Ish-Guvernatori i BQK-së, ka përmendur një problem serioz që sipas tij, remitencat ndikohen nga tregjet ndërkombëtare.

“Fakti është se remitencat ndikohen nga tregjet ndërkombëtare, meqë diaspora që i fiton ato jeton kryesisht në vendet perëndimore. Kur tregjet perëndimore goditen në bursa, atëherë përjetimi është i menjëhershëm në ekonominë lokale, sepse remitencat pësojnë ulje”, thotë Mehmeti.