Çdo ministër premton por ashensorët assesi të instalohen në Spitalin e Tetovës, Taravari: Flasim për disa muaj

Ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës nuk janë instaluar ende, procedurat zvarriten me vite, ndërsa rezultat nuk ka. Premtim të ri dha edhe ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari, sipas tij ashensorët do jenë realitet deri në fund të vitit, shkruan Portalb.mk. Gjatë vizitës së tij në Spitalin e Tetovës, Taravari tha se […]

Çdo ministër premton por ashensorët assesi të instalohen në Spitalin e Tetovës, Taravari: Flasim për disa muaj
Foto: Arben Taravari (faqja zyrtare në Facebook)

Ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës nuk janë instaluar ende, procedurat zvarriten me vite, ndërsa rezultat nuk ka. Premtim të ri dha edhe ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari, sipas tij ashensorët do jenë realitet deri në fund të vitit, shkruan Portalb.mk.

Gjatë vizitës së tij në Spitalin e Tetovës, Taravari tha se ky spital do jetë prioritet i ministrisë dhe se do të bëhen investime në të, me theks të veçantë edhe ashensorët.

“Ashensorët të cilët besoj se deri në fund të vitit ta kryejmë se u bë histori ajo”, tha Taravari.

Gazetari i Portalb: Ashensorët do të bëhen apo vetëm besoni, sepse shumë ministra deri tani kanë besuar, por rezultat s’kemi.

Taravari: Flasim për disa muaj.

Ashensorët aktual në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësojnë defekte, ndërsa qytetarët dhe pacientët pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore duhet të ecin në këmbë.

Ashensorët e rinj i premtuan edhe ish ministrat paraprak Ilir Demiri dhe Fatmir Mexhiti, ashensorët u përmendën edhe në kohën kur ministër ishte Bekim Sali, por asnjëri nuk arriti ta çojë këtë proces deri në fund, kjo procedurë ka hasur në pengesa dhe zvarritje të ndryshme gjatë rrugës.