Janushev paraqiti pronë ndërtimore si dhuratë në vlerë prej 325.000 eurove

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, në anketën e fundit për gjendjen pronësore, ka raportuar se në vitin 2023, në bazë të marrëveshjes për dhuratë, ka fituar 165 m2 tokë ndërtimore. Sipas raportit, vlera e tokës është 20 milionë denarë ose 325 mijë euro dhe është e destinuar për objektin banesor-afarist A2-2, transmeton Portalb.mk. […]

Janushev paraqiti pronë ndërtimore si dhuratë në vlerë prej 325.000 eurove
Igor Janushev. Foto nga profili i tij në Facebook

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, në anketën e fundit për gjendjen pronësore, ka raportuar se në vitin 2023, në bazë të marrëveshjes për dhuratë, ka fituar 165 m2 tokë ndërtimore. Sipas raportit, vlera e tokës është 20 milionë denarë ose 325 mijë euro dhe është e destinuar për objektin banesor-afarist A2-2, transmeton Portalb.mk.

Igor Janushev u emërua sekretar i përgjithshëm në seancën e parë të Qeverisë së re muajin e kaluar, i cili ishte deputet në përbërjen e mëparshme të Kuvendit.

Janushev, anëtar i VMRO-DPMNE-së, ishte anëtar i Komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit dhe në rastin “Dizajn” së bashku me Mile Janakieski, Snezhana Filipovska Pavleska dhe Julia Jankullovska Atanasov kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik “Jutong” nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RMV-së, në shumë prej 5.000.000 euro.

Igor Janushevi ishte i vetmi i cili nuk e pranoi fajësinë.

Ai ka qenë ish-drejtor i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publike (NQP), i cili në shtator të vitit të kaluar dënua me dy vjet burg me kusht për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, parashikuar me paragrafin 5 të nenit 353 të Kodit Penal të RMV-së, i cili, me ndryshimet e fundit ligjore të Kodit Penal më nuk ekziston, pra aktgjykimi nuk kishte asnjë kuptim, sepse një ditë paraprakisht Kuvendi e fshiu paragrafin 5 të nenit 353 të Kodit Penal, sipas të cilit Janushev ishte dënuar.