Kasami për Korridorin 8: Ka shumë gjëra për tu reviduar, nuk nënkupton se do të jetë në dëm të qytetarëve (Video)

Pas kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Micksoskit, në lidhje me Korridorin 8 ka komentuar edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai ka vlerësuar se ka shumë gjëra për tu reviduar dhe që institucionet të hetojnë dyshimet, por tha se kjo nuk nënkupton se do jetë në dëm të qytetarëve, shkruan Portalb.mk. Kasami i pyetur se […]

Kasami për Korridorin 8: Ka shumë gjëra për tu reviduar, nuk nënkupton se do të jetë në dëm të qytetarëve (Video)
Bilall Kasami. Foto: Portalb.mk

Pas kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Micksoskit, në lidhje me Korridorin 8 ka komentuar edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai ka vlerësuar se ka shumë gjëra për tu reviduar dhe që institucionet të hetojnë dyshimet, por tha se kjo nuk nënkupton se do jetë në dëm të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Kasami i pyetur se si e komenton deklaratat e Hristijan Mickoskit për Korridorin 8, vlerësoi se ka shumë gjëra për tu reviduar.

“Ajo që është me rëndësi që nuk do të ketë ndryshime sa i përket kornizës financiare dhe sa i përket pjesës së rrugëve që duhet të bëhen. Patjetër që ne kemi thënë se është një ndër projektet e dyshimta të realizuara drejtpërsëdrejti nga Artan Grubi dhe do të ketë shumë punë aty, organet institucionet e shtetit të shohin se çfarë po ndodh aty dhe si janë bërë të gjithë ato procedura. Revidimi nuk nënkupton në asnjë moment që ajo do të jetë në dëm të qytetarëve”, tha Kasami.

Hristijan Mickoski ka thënë se ka dy opsione për kontratën me “Bechtel and Enka”, ose ta ndërpresë ose ta rinegociojë. Njëra është të zgjidhet kontrata dhe të shkohet në arbitrazh, të paguhen qindra milionë euro dhe të mos kemi autostradë dhe e dyta është të optimizohet kontrata për të cilën tashmë janë bisedimet fillestare, që do të përshpejtonte dhe realizonte projektin.

“Ne jemi më shumë për një qasje pragmatike, që qytetarët të kenë një autostradë, por të optimizuar, por siç është, e nënshkruar nga kjo qeveri, fatkeqësisht në një masë është e pazbatueshme për shkak të problemeve të mëdha ligjore, problemeve me shpronësimet dhe probleme teknike. Si qeveri e ardhshme ne duam të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë”,ka deklaruar Mickoski.

8 mars 2023, Qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-D me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë.

Projekti u zyrtarizua më 4 prill 2023 në një ngjarje në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir.

Më 22 prill 2023 u bë shënimi i realizimit të punimeve në kuadër të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.

Ndërkaq më 1 qershor 2023 në Tetovë filluan aktivitetet punuese për korridorin 8.

Në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e këtyre korridoreve në opinion u ngrit alarmi për dyshime për keqpërodorime.