RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore

Ndaj dy punonjësve të policisë ka nisur procedimi disiplinor pasi shtetas të huaj kanë denoncuar se kanë kërkuar ryshfet, transmeton Portalb.mk. “Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vepruar pas kallëzimit nga një shtetas i huaj për veprën penale “Marrje e ryshfetit” kundër dy policëve […]

RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndaj dy punonjësve të policisë ka nisur procedimi disiplinor pasi shtetas të huaj kanë denoncuar se kanë kërkuar ryshfet, transmeton Portalb.mk.

“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vepruar pas kallëzimit nga një shtetas i huaj për veprën penale “Marrje e ryshfetit” kundër dy policëve nga Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup”, njoftoi ministri Toshkovski.

Në informacion thuhet se nga kontrollet e kryera është konstatuar se zyrtarët policorë të regjistruar në përputhje me orarin e përcaktuar të punës me datë 04.04.2024. në orën 22:00 deri në orën 6:00 kanë qenë të ngarkuar me kryerjen e një shërbimi me urdhër për kryerjen e detyrave të punës në pika të caktuara me orar të caktuar dhe kanë qenë përgjegjës për një sistem regjistrimi celular me kamera, por ata kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe me automjetin zyrtar janë zhvendosur në lokacione të paparashikuara dhe kanë marrë masa në lokacion tjetër, ndërsa kanë fikur sistemin e regjistrimit.

Me veprimet e përmendura zyrtarët policorë kanë vepruar në kundërshtim me Rregulloren për kryerjen e punës policore dhe procedurat standarde të funksionimit, për çka kundër tyre është paraqitur propozim për fillimin e procedurës disiplinore dhe është dërguar letër njoftimi në Prokurorinë përkatëse.