Një i arrestuar në Prishtinë për trafikim me narkotikë, iu gjet kokainë, revole e thikë

Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve, ka arrestuar sot një person të përfshirë në trafikim me lëndë narkotike. Policia e Kosovës njofton se i dyshuari M.P., viti i lindjes 1999, është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gramë lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është […]

Një i arrestuar në Prishtinë për trafikim me narkotikë, iu gjet kokainë, revole e thikë
nje-i-arrestuar-ne-prishtine-per-trafikim-me-narkotike,-iu-gjet-kokaine,-revole-e-thike

nje-i-arrestuar-ne-prishtine-per-trafikim-me-narkotike,-iu-gjet-kokaine,-revole-e-thike

Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve, ka arrestuar sot një person të përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari M.P., viti i lindjes 1999, është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gramë lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.