Kryetari i Zveçanit për vitin e parë të punës: Ishim në objekt të vogël, por bëmë punë të mëdha

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, për FrontOnline ka folur për një vjetorin e punës si tij si kryetar i njërës prej komunave veriore të Kosovës. Ai e ka konsideruar vitin e parë të punës së tij si kryetar i Zveçanit, si vit sfidues por të suksesshëm. ‘’Ishte një vit mjaftë sfidues megjithatë i suksesshëm’’ deklaron […]

Kryetari i Zveçanit për vitin e parë të punës: Ishim në objekt të vogël, por bëmë punë të mëdha
kryetari-i-zvecanit-per-vitin-e-pare-te-punes:-ishim-ne-objekt-te-vogel,-por-beme-pune-te-medha

kryetari-i-zvecanit-per-vitin-e-pare-te-punes:-ishim-ne-objekt-te-vogel,-por-beme-pune-te-medha

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, për FrontOnline ka folur për një vjetorin e punës si tij si kryetar i njërës prej komunave veriore të Kosovës.

Ai e ka konsideruar vitin e parë të punës së tij si kryetar i Zveçanit, si vit sfidues por të suksesshëm.

‘’Ishte një vit mjaftë sfidues megjithatë i suksesshëm’’ deklaron ai.

Peci, thotë se sfida më e madhe ka qenë puna në zyrat alternative që kanë bërë dhe hapësira e vogël në të.

 ‘’Ndër të tjera, sfida më e madhe ishte puna ne zyra alternative, objekti i vogël, hapësirat e ngushta mirëpo kemi arritur te kryejmë me përgjegjësi te gjitha punët për mirëqenie te qytetarëve’’  deklaron ai.

Ai thotë se përveç realizimit të shumë kërkesave të qytetarëve, sukses ishte edhe fillimi dhe përfundimi i shumë projekteve me rëndësi.

‘’Suksese përveç realizimit te shumë kërkesave te qytetarëve ishte edhe fillimi dhe përfundimi i shume projekteve me rendësi te veçante për qytetarët e Komunës së Zveçanit’’ përfundon kryetari i Zveçanit, Ilir Peci/FrontOnline/