Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit. Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- […]

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit
nga-1-qershori-bllokohet-nje-pjese-e-rruges-kacanik-hani-i-elezit

nga-1-qershori-bllokohet-nje-pjese-e-rruges-kacanik-hani-i-elezit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit.

Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit).

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik. Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

“Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.