Kurti me ambasadorin e Malit të Zi diskuton për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor-BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Ҫobaj. Kurti e Ҫobaj, pos diskutimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi, diskutuan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të […]

Kurti me ambasadorin e Malit të Zi diskuton për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor-BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Ҫobaj.

Kurti e Ҫobaj, pos diskutimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi, diskutuan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet me 16 maj në Kotor të Malit të Zi.

“Krahas diskutimit rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Kurti dhe z. Ҫobaj biseduan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet me 16 maj në Kotor të Malit të Zi, nën organizimin e Qeverisë së Malit të Zi,” shkruhet në njoftim.

Ky samit, i organizuar nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, do të shërbejë si platformë për të diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.