Kurti për lajmin se kosovari e vr*au një polic në Serbi: Po grumbullojmë informacione, përcillni komunikatat tona me vëmendje

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi komunikata nga Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme, pasi u pyet në një konferencë për media për raportimet në Serbi se shtetasi i Kosovës, Artan Hajrizi është autor i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në në Loznicë të Serbisë, në kufirin serb me […]

Kurti për lajmin se kosovari e vr*au një polic në Serbi: Po grumbullojmë informacione, përcillni komunikatat tona me vëmendje
kurti-per-lajmin-se-kosovari-e-vr*au-nje-polic-ne-serbi:-po-grumbullojme-informacione,-percillni-komunikatat-tona-me-vemendje

kurti-per-lajmin-se-kosovari-e-vr*au-nje-polic-ne-serbi:-po-grumbullojme-informacione,-percillni-komunikatat-tona-me-vemendje

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi komunikata nga Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme, pasi u pyet në një konferencë për media për raportimet në Serbi se shtetasi i Kosovës, Artan Hajrizi është autor i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në në Loznicë të Serbisë, në kufirin serb me Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti tha se informacionet që tashmë dihen, i ka marrë edhe ai në mëngjes dhe se nuk ka “diçka shtesë”. Por tha se organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet për këtë.

“Ato informacione që i përmendët ju i kam marrur edhe unë sot në mëngjes. Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që përcjellni me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, tha Kurti.