Konfirmohet oferta 20 milionëshe për Ernest Muçin, u refuzua nga klubi turk

Ernest Muci ka ngjallur interesim të madh në Premier League. Pas kalimit te Beshiktashit, Aston Villa nuk ka hequr dorë nga dëshira për të nënshkruar me sulmuesin shqiptar. Së fundmi ishte vetë presidenti i Besiktastit, Hasan Arat, që foli hapur në lidhje me këto tratativa. “Për Ernest Mucin janë ofruar 20 milionë euro nga një […]

Konfirmohet oferta 20 milionëshe për Ernest Muçin, u refuzua nga klubi turk

Ernest Muci ka ngjallur interesim të madh në Premier League. Pas kalimit te Beshiktashit, Aston Villa nuk ka hequr dorë nga dëshira për të nënshkruar me sulmuesin shqiptar.

Së fundmi ishte vetë presidenti i Besiktastit, Hasan Arat, që foli hapur në lidhje me këto tratativa.

“Për Ernest Mucin janë ofruar 20 milionë euro nga një ekip në Europë. Megjithatë unë e refuzova ofertën. Muci është një lojtar me potencial të madh dhe ne e duam në ekip për sezonin tjetër”, tha Arat.

Sipas mediave turke, oferta në fjalë është bërë nga ana e Aston Vilës dhe ka hasur refuzimin e gjigandëve të Turqisë.