Inter “pa frena” në merkato, zikaltërit pritet të transferojnë yllin e rivalëve

Marotta nuk humbet kohë, zikaltërit transferojnë yllin e rivalëve. Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet. Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë […]

Inter “pa frena” në merkato, zikaltërit pritet të transferojnë yllin e rivalëve

Marotta nuk humbet kohë, zikaltërit transferojnë yllin e rivalëve.

Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet.

Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Pas Zielinskit dhe Taremit, në shënjestrën e Marottas ka përfunduar edhe ylli i rivalëve.

Sipas mediave franceze, Inter synon transferimin e Adrien Rabiot nga Juventusi me parametra zero.

Mesfushori francez ka vendosur të largohet nga Zonja e Vjetër, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Barcelona.

Në garë është përfshirë edhe Interi, me Marottan i cili njihet si ekspert i afrimeve me kosto zero dhe zikaltërit tani konsiderohen favorit për të siguruar shërbimet e Rabiot.