Liban/ Izraeli po përgatitet për t’i dhënë ‘goditjen vendimtare’ grupit të Hezbollahut

Një oficer i lartë ushtarak izraelit ka deklaruar se njësitë në veri të vendit, në kufirin me Libanin, po përgatiten për një sulm vendimtar, kundër Hezbollahut. Lëvizja islamike libaneze dhe forcat e armatosura izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë që nga një ditë pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor, duke shkaktuar luftën e vazhdueshme në [...]Read More...

Liban/ Izraeli po përgatitet për t’i dhënë ‘goditjen vendimtare’ grupit të Hezbollahut

Një oficer i lartë ushtarak izraelit ka deklaruar se njësitë në veri të vendit, në kufirin me Libanin, po përgatiten për një sulm vendimtar, kundër Hezbollahut.

Lëvizja islamike libaneze dhe forcat e armatosura izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë që nga një ditë pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor, duke shkaktuar luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Në një fjalim gjatë një vizitë në frontin verior, gjenerali izraelit Ori Gordin u tha ushtarëve se janë eliminuar mbi 500 terroristë në Liban, shumica e tyre anëtarë të Hezbollahut”, sipas një deklarate të ushtrisë.

Trupat izraelite që operojnë për të mbrojtur banorët në atë sektor të veçantë të vendit po “përgatiten për të shkuar në ofensivë”, tha më tej gjeneral-lejtnant Gordin.

/abcnews.al/