Maqedonia shënon regres ekologjik

Zmadhimi i kapaciteteve të gjykatësve dhe prokurorëve në pjesën e procedurave që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe formimi i njësisë së veçantë policore për ekologji, janë disa nga The post Maqedonia shënon regres ekologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Maqedonia shënon regres ekologjik

Zmadhimi i kapaciteteve të gjykatësve dhe prokurorëve në pjesën e procedurave që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe formimi i njësisë së veçantë policore për ekologji, janë disa nga rekomandimet e debatit të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Kërkohet angazhim më i madh i MPB-së për çështjet e ambientit jetësor.

“Për fat të keq, që nga viti 2009 nuk ekziston në ai resor. Shpresojmë se me formimin e qeverisë së re do të jetë prioritet pikërisht formimi i atij resori. Në raport me edukimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik, në suaza të akademisë së gjykatësve dhe prokurove publik, është bërë kurikulë për të drejtën ekologjike, por vlerësojmë se numri i trajnimeve që mbahen për këtë temë nuk është i mjaftueshëm dhe për fat të keq akoma nuk kemi gjykatës dhe prokurorë publik të specializuar. Kemi vetëm një prokuror për krim të organizuar që i punon lëndët e pjesës së ambientit jetësor.” – tha Nikolla Jovanovski nga Qendra për hulumtime dhe analiza.

Eksperti nga Sllovakia potencon një zingjir institucionesh të angazhuara në vendin e tij në mënyrë që suksesi në mbrojtjen e ambientit dhe krimit mjedisor mos të mungojë.

“Kemi disa institucione që kujdesen me këto çështje, kryesisht në departamentin e policisë, në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë, të Ambinetit, Inspektoratit të Sllovakisë, në mënyrë që procesi të ketë më shumë rezultat. Për shembull, te them vetëm një numër: Diku tre mijë raste të rregjistruara në polici apo autoritete vendore, rreth 60% e tyre janë trajtuar. Pra, ky është sinjal i mirë se sistemi mund të punojë.” – tha eksperti nga Sllovakia, Norbert Kurila.

Këto komente u thanë në sesionin e 5-të të Grupit Punues për Kapitullin 27 me temë: “Përafrimi i legjislacionit kombëtar me përpjekjet evropiane për drejtësinë mjedisore.”. (TVM2)

The post Maqedonia shënon regres ekologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .