Fronti Europian hap shtabin në Dollnen/ Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore, Ziadin Sela, The post Fronti Europian hap shtabin në Dollnen/ Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen/ Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore, Ziadin Sela, kandidati për president Bujar Osmani, kandidati për deputetë Musa Xhaferi dhe Fehmi Skender si dhe kordinatori i Zonës së V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi.

Ziadin Sela theksoi se po garojnë që si Front të maksimalizojnë votën në nivel republikan.

Jemi para zgjedhjeve të rradhës dhe siç e do rendi vijmë për të shpaluar atë se pse Fronti Europian dueht të ngadhnjejë dhe Bujar Osmani duhet në mënyrë më plebishitare të marrë votën e turqëve, egjiptianëve dhe të gjithë neve. Është i përgatitur dhe Fronti Europian po realizon atë që nuk e ka realizuar askush deri më sot. Oponenca e Frontit Europian është VMRO dhe askush tjetër dhe përmes lëvizjeve të veta që ka bërë hap pas hapi që të shkurtojë deputetët që ata pretendojnë të marin në zgjedhjet parlamentare, janë bërë bashkë gjithë faktori politik shqiptar dhe gjithandej ku garojmë është që të maksimalizojmë votën e deputetëve që do jenë në parlament e duke marrë në çdo zonë më shumë vota në konto të Frontit Europian sigurisht që ulet numri i deputetëve të tyre, tha Sela.

Musa Xhaferi tha se këtu jemi mbledhur që të promovojmë kandidatin e Frontit Europian për president Bujar Osmani i cili në menyrë transparente e ka prezantuar platformën, iden dhe qellimin e presidentit të parë shqiptar.

Ne pretendojmë të jemi në raundin e dytë zgjedhor. I’u bëjmë thirrje të gjithë atyre që hezitojnë  të behen pjesë e këtij Fronti, pa marrë parasysh përkatësin etnike ta bashkojmë votën në këtë Front për arsye se ky Front do të jetë  i fortë në Parlament që  të  imponojë sa ma shpejtë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet tjera që hapin rrugën e integrimit europian, vlerësoi Xhaferi.

Fehmi Skender nga TDP tha se Fronti Europian do të shënojë fitore me 24 prill dhe 08 maj.

Rruga drejt Europës kalon nëpërmjet Frontit Europian. Me 24 prill të dalim të gjithë të votojmë për vizionerin për Maqedoninë Veriore moderne, për vizionerin që do të na qojë përpara, që të rinjtë tanë të mos udhëtojnë në Europë, por Europa të vjenë këtu. Me 24 prill është referendumi i parë ndeësa me 08 maj është i dyti ku do të festojë Fronti Europian, u shpreh Skender.

Kreshnik Bekteshi të gjithë të pranishmëve iu bëri thirrje që të mbështetet kandidati i Frontit Europian për president Bujar Osmani.

Kandidati Bujar Osmani nuk mund të krahasohet jo me Taravarin, por edhe me asnjë kandidat tjetër që janë në garë. Pse e them këtë? E them duke marrë parasysh përkushtimin dhe përvojën që ka Osmani. Të gjithë ju bashkë të etnive të ndryshme me 24 prill të votojmë Bujar Osmanin për  president dhe me 8 maj te votojmë Frontin Europian me 25 mandate për të krijuar qeverinë e ardhshme, nënvizoi Bekteshi.

The post Fronti Europian hap shtabin në Dollnen/ Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .