Mickoski: Deri në këtë moment kemi arritur të bëjmë 61 deputet, por bisedimet me VLEN-in nuk do të ndalen

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si udhëheqës i koalicionit “Maqedonia juaj”, koalicion i cili doli fitues i zgjedhjeve të 8 majit, deklaroi se deri sot ky koalicion ka arritur të sigurojë 61 deputet, transmeton Portalb.mk. “VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Maqedonia juaj” i ka mbaruar bisedimet me disa nga deputetët që nuk janë pjesë e koalicionit “Maqedonia […]

Mickoski: Deri në këtë moment kemi arritur të bëjmë 61 deputet, por bisedimet me VLEN-in nuk do të ndalen
Hirstijan Mickoski. Foto: VMRO-DPMNE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si udhëheqës i koalicionit “Maqedonia juaj”, koalicion i cili doli fitues i zgjedhjeve të 8 majit, deklaroi se deri sot ky koalicion ka arritur të sigurojë 61 deputet, transmeton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Maqedonia juaj” i ka mbaruar bisedimet me disa nga deputetët që nuk janë pjesë e koalicionit “Maqedonia juaj” dhe mund të them se për momentin me sukses kemi konsoliduar 61 deputetë”, deklaroi Mickoski.

Ai nuk dha detaje se prej cilës parti kanë ardhur këta deputet tjerë, por shtoi që bisedimet me koalicionin VLEN për formimin e koalicionit qeveritar vazhdojnë, pasi një nga qëllimet e koalicionit qeveritar është 2/3 e Kuvendit për ndryshime sistematike.

Mickoski gjithashtu sqaroi që është duke pritur edhe vendimet e Gjykatës Administrative për njësinë zgjedhore 5 dhe 6.

“Në deklarata do të përdori termin Maqedonia dhe mbiemrin maqedonase”, deklaroi Mickoski, duke shtuar që Marrëveshja e Prespës është realitet, pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit, ashtu që “komunikimi brenda institucioneve dhe ndërmjet institucioneve do të jetë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën”.

Ndër të tjera ai vlerësoi që është e drejtë e tij njerëzore si do ta quan shtetin e tij në komunikim me mediat.

Ndryshe, Lëvizja Demokratike nga koalicioni VLEN ka njoftuar në lidhje me disa çështje që u diskutuan në takimin e parë të grupeve të punës të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN me 13.

Kujtojmë se reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar, fqinjët dhe vendase u drejtuan në adresë të presidentes Gordana Siljanovska Davkova pas mospërmendjes së emrit kushtetues në betimin e saj ditën që mori mandatin.