RMV, SASHK-u do të protestojë të hënën para Ministrisë së Kulturës

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që më 22 prill të proteston para objektit të Ministrisë për Kulturë në mbështetje të punëtorëve të kulturës, transmeton Portalb.mk. “Këshilli i SASHK-ut, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, njëzëri solli Vendim për organizimin e Protestës para Ministrisë së Kulturës, më 22 prill të vitit 2024 (e […]

RMV, SASHK-u do të protestojë të hënën para Ministrisë së Kulturës
Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Foto nga Faton Curri Portalb.mk

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që më 22 prill të proteston para objektit të Ministrisë për Kulturë në mbështetje të punëtorëve të kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i SASHK-ut, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, njëzëri solli Vendim për organizimin e Protestës para Ministrisë së Kulturës, më 22 prill të vitit 2024 (e hënë), në ora 11”, raportojnë nga Sindikata.

Te vendimi theksohet se arsyeja e protestës është për shkak se punonjësit e institucioneve kulturore akoma nuk i kanë marrë rrogat e muajit mars.

Vendimi i dytë i SASHK-ut është në lidhje me fillimin e procedurave për organizimin e Grevës së Përgjithshme në të gjitha institucionet nga fusha e kulturës.

Ndryshe, mbi 3,000 punonjës të institucioneve kulturore nuk kanë marrë rroga në muajin mars, pas disa ditëve do të ngelin edhe pa sigurim shëndetësor. Ata paralajmërojnë se nga e premtja (19.04) do të fillojnë me protesta që do të zgjasin deri sa nuk marrin rroga në përputhje me Kontratën e përgjithshme kolektive.