Muhaxhiri: Zgjedhjet e PE-së ia plotësuan dëshirën Kurtit dhe Vuçiqit, BE nuk do të bëjë presion mbi dialogun

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve që janë mbajtur për tri ditë rresh për Parlamentin Evropian. Ai i konsideron tejet shqetësuese rezultatin e zgjedhjeve, pas fitorë së krahut të ekstremit të djathtë. ‘’Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, janë tejet shqetësuese sepse tregojnë indikacione të ndryshimit të elektroratit evropian në të […]

Muhaxhiri: Zgjedhjet e PE-së ia plotësuan dëshirën Kurtit dhe Vuçiqit, BE nuk do të bëjë presion mbi dialogun
muhaxhiri:-zgjedhjet-e-pe-se-ia-plotesuan-deshiren-kurtit-dhe-vuciqit,-be-nuk-do-te-beje-presion-mbi-dialogun

muhaxhiri:-zgjedhjet-e-pe-se-ia-plotesuan-deshiren-kurtit-dhe-vuciqit,-be-nuk-do-te-beje-presion-mbi-dialogun

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve që janë mbajtur për tri ditë rresh për Parlamentin Evropian.

Ai i konsideron tejet shqetësuese rezultatin e zgjedhjeve, pas fitorë së krahut të ekstremit të djathtë.

‘’Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, janë tejet shqetësuese sepse tregojnë indikacione të ndryshimit të elektroratit evropian në të mirë të së djathtës ekstreme, pra në Francë, Gjermani e Austri, ka rritje drastike të së djathtës dhe kjo reflekton në politikat e përgjithshme të BE-së, sepse do të ketë ndryshime, përveç në PE, edhe në çasjen e shteteve respektive të agjendave, të cilat mund ta rrisin edhe më tej të djathtën’’ thekson ai.

Muhaxhiri, ndonëse shprehet i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve për PE, thotë se megjithatë rezultati i tyre i shkon për shtati, udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij nga BE nuk do  e kenë më presioni për marrëveshje, siç e kanë pasur deri tani.

‘’Sa i përket ndikimit të këtyre zgjedhjeve në dialogun Kosovë-Serbi, duket se këto zgjedhje ua kanë plotësuar dëshirën, edhe Kurtit edhe Vuçiqit, që BE të mos merret intesivisiht me dialogun, sepse me casjen kundërshtuese që kanë pasur këta të dy ndaj ideve të BE-së, kanë dëshmuar se nuk kanë vullnet që të shkohet drejt arritjes së marrëveshjes finale’’ thotë ai.

Analisiti politik, thotë se me këto rezultate, fokusi do të zhvillohet dike tjetër.

 ‘’Me këto rezultate, e në mënyrë të veçanta Macron dhe Scholtz, tash këto dy vende më shumë do të fukusohen tjetër kah dhe nuk do e kenë luksin të merren me Kosovën dhe Serbinë, sepse kanë probleme tjera me të mëdha dhe kjo nënkupton se fukosu evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe dialogut do të zbehet, dhe kjo nënkupton stagnim të procesit dhe ruajtje të statuskos negative që është aktualisht’’, shprehet analisti Muhaxhiri për FrontOnline.