NDI: Pagesat më të larta për punësim të përkohshëm në RMV janë shënuar gjatë vitit 2010, pesë herë më shumë se në vitin 2023

Dinamikat e punësimeve të përkohshme, shërbimeve konsultative dhe punësimeve të përhershme ndryshon në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas cikleve zgjedhore thotë hulumtimi “Ndjekja e keqpërdorimit të mundshëm të resursve shtetërore” i zhvilluar nga Instituti Demokratik Nacional me Shoqatën për hulumtime dhe analiza “ZMAI”, i financuar nga Fondacioni Nacional për Demokraci. Sipas hulumitmit, në nivel […]

NDI: Pagesat më të larta për punësim të përkohshëm në RMV janë shënuar gjatë vitit 2010, pesë herë më shumë se në vitin 2023
Viktor Mitevski, drejtor i Shoqatës për hulumtime dhe analiza ZMAI. Foto nga Qemal Stafa /Portalb.mk

Dinamikat e punësimeve të përkohshme, shërbimeve konsultative dhe punësimeve të përhershme ndryshon në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas cikleve zgjedhore thotë hulumtimi “Ndjekja e keqpërdorimit të mundshëm të resursve shtetërore” i zhvilluar nga Instituti Demokratik Nacional me Shoqatën për hulumtime dhe analiza “ZMAI”, i financuar nga Fondacioni Nacional për Demokraci. Sipas hulumitmit, në nivel qendror në Maqedoninë e Veriut, pagesa më e lartë për punësim të përkohshëm u shënua në vitin 2010, kur shuma është pesë herë më e lartë se shuma tjetër më e lartë e cila u shënua vitin e kaluar, 2023. Në vitin 2011 u shënua rënie prej 89%, e cila mund të shpjegohet me ndryshimin e statusit të punonjësve në kohë të plotë, ndryshimin e mënyrës së punësimit të tyre, përmes kontratës së punës ose kontratës së autorit ose ndërprerjes së angazhimit në punë. Qeveritë, thuhet më tej, kanë preferencat e veta, sa i përket shërbimeve a punësimeve të përkohshme, ndërkaq ato të përhershme realizohen kryesisht vitin e parë pas formimit të qeverive, transmeton Portalb.mk.

Angazhimet e përkohshme a punësimet e përhershme në RMV ndryshojnë varësisht cikleve zgjedhore dhe ndryshimeve politike. Pagesat më të larta për punësim të përkohshëm në nivel qendror janë shënuar gjatë vitit 2010, edhe atë, 5 herë më të larta se ajo e vitit 2023, ndërkaq në atë lokal tregojnë tendencë në rritje.

Sipas raportit, në vitin 2011, 2014 dhe 2016, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, vërehet një rënie e pagesave për punësim të përkohshëm, përkatësisht me 26%, 20% dhe 9%, gjë që nuk ndodh në vitin 2020 kur ka një rritje prej 10%.

Në nivel lokal, pagesat për punësim të përkohshëm tregojnë një tendencë në rritje, e shkaktuar nga punonjësit e rinj të përkohshëm dhe rritja e pagës minimale. Ndryshimet më të mëdha ndodhin në 2011, 2016, 2018 dhe 2023.” thuhet në raport.

“Analizat e të dhënave thonë se ciklet zgjedhore ndikojnë në punësimet e përkohshme dhe të përhershme, si dhe angazhimin e shërbimeve konsultative dhe shërbime tjera në sistemin tonë. Mund të vërejmë se te punësimet e përkohshme, shërbimet konsultative një garniturë politike preferon njërën, ndërkaq me ndryshimet e qeverive vjen deri te ndryshimi i opsionit të preferuar, përkatësisht deri në periudhën nga 2010-2016, shërbimet konsultative kanë më shumë domethënie në relacion me punësimet e përkohshme, ndërkaq me ndryshimin e qeverisë, punësimet e përkohshme marrin primatin” tha Viktor Mitevski, drejtor i Shoqatës për hulumtime dhe analiza “ZMAI”.

Transformimi i marrëdhënies së punës në sektorin publik nga ai me kontratë në vepër në punësim të përhershëm vërehet gjatë vitit 2015 në RMV. Kjo ndodh sidomos në vitin e parë pas zgjedhjes së qeverisë së re.

“Viti 2015 ishte një moment interesant. Bëhet transformim i marrëdhënies së punës, të një pjese të madhe të punësuarve në sektorin publik, nga angazhimi me kontratë në vepër me punësim. Në atë vit vërejmë një rritje të punësimeve të përhershme në sektorin publik. Nëse analizojmë periudha më të gjata të kohore, sikurse rrjedh koha e qeverisjes, pas një viti kemi rritje të punësimeve të përhershme, e më pas ky trend bie. Numri i punonjësve në sektorin publik do të bie, ngase kemi edhe rënie të numrit të popullatës”, tha Mitevski.

Vetëqeverisja lokale dhe fragmentimi i saj e bën më të rëndë qasjen në të dhënat për buxhetin e tyre, shprehet ai.

“Ajo që është më e rëndë për ndjekje është sistemi i fragmentuar dhe ndjekja e qeverisjeve lokale. Përpos sistemit të thesarit, ku mund ti shohim të dhënat nga harxhimet, ne nuk kemi një bazë qëndrore për të dhëna. ” shtoi Mitevski.

Nga instituti bëjnë të ditur se po zhvillojnë një platformë digjitale për qasje më të lehtë të zbatimit të prokurimit publik në RMV. E njëjta do të ndjekë edhe financimin e partive.

“Me Shoqatën për hulumtime dhe analiza “ZMAI” presim të zhvillojmë një platformë digjitale e cila do t’i shfrytëzojë të dhënat zyrtare të cilat korrespondojnë, dhe të njëjtat do ti kryqëzoj për t’u ndjekur ndikimi potencial gjatë zbatimit të prokurimit publik, njashtu edhe gjatë punësimeve të përkohshme a përhershme, në sektorin publik. Ne do të ndjekim edhe financimin e partive politiketha Aleksandra Krsteska, menaxhere në programet e NDI dhe përgjegjëse e projektit.