Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës kanë humbur jetën 15.103 fëmijë

Në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani kanë humbur jetën 15.103 fëmijë, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga llogaria e saj X, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tërhoqi vëmendjen mbi numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës në të […]

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës kanë humbur jetën 15.103 fëmijë
Vrasjet në Gaza/Palestinë. Foto: Agjencia Anadollu

Në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani kanë humbur jetën 15.103 fëmijë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e saj X, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tërhoqi vëmendjen mbi numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës në të cilën ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj nga ajri, deti dhe toka prej më shumë se 7 muajsh.

“Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë 15.103 fëmijë”, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë të bërë dje nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, u njoftua se është rritur në 35.233 numri i atyre që kanë humbur jetën dhe në 79.141 numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka kryer kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.