Hungaria së shpejti do të marrë presidencën e BE-së, slogani i tyre është kopje e sloganit të Trumpit

“Make Europe Great Again” do të jetë slogani zyrtar i Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Belgjika mban aktualisht presidencën dhe Hungaria do ta marrë atë rol më 1 korrik. Hungaria zbuloi sloganin dhe logon e re në një video të postuar në X dje. Slogani është kopje e sloganit të ish-presidentit amerikan Donald […]

Hungaria së shpejti do të marrë presidencën e BE-së, slogani i tyre është kopje e sloganit të Trumpit
Flamuri i Hungarisë dhe Bashkimit Evropian në Hungari. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

“Make Europe Great Again” do të jetë slogani zyrtar i Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Belgjika mban aktualisht presidencën dhe Hungaria do ta marrë atë rol më 1 korrik.

Hungaria zbuloi sloganin dhe logon e re në një video të postuar në X dje. Slogani është kopje e sloganit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili paraprakisht lavdëroi kryeministrin hungarez Viktor Orbán, raporton CNN.

Trump priti njeriun e fortë hungarez në Mar-a-Lago në mars, duke vënë në dukje se të dy kanë mbetur në kontakt që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021.

“Nuk ka lider më të zgjuar apo më të mirë se Viktor Orban. Ai është fantastik”, tha Trump para publikut të mbledhur në një koncert në një resort në Florida.

Logoja e presidencës hungareze është frymëzuar nga “shpikja hungareze me famë botërore, Kubi i Rubikut”, i cili këtë vit feston 50 vjetorin e tij. Në njërën anë të kubit është flamuri i Hungarisë dhe në anën tjetër është flamuri i Bashkimit Evropian.

Kjo nuk është hera e parë që Hungaria kopjon fjalorin e Trumpit. Orbán mbajti Konferencën e tretë vjetore të Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Budapest në maj. Në fjalimin e tij të hapjes, Orbán miratoi ofertën e Trumpit për rizgjedhje dhe përdori sloganin e tij, duke thënë: “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri, le ta bëjmë Evropën përsëri të madhe!”

Me atë rast, Trump dërgoi një video-mesazh të regjistruar paraprakisht në të cilin ai e quajti Orbanin një “njeri të madh” dhe përshëndeti “aq shumë patriotë në Hungari që po luftojnë me krenari në vijën e parë të betejës për të shpëtuar qytetërimin perëndimor”.