Në vitin 2022 të paktën 435 tonë ar u vodhën nga Afrika
Të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan nga kontinenti i Afrikës në vitin 2022, transmeton Anadolu. Në raportin e titulluar “Në kërkim të arit afrikan” nga organizata joqeveritare Swissaid me qendër në Zvicër, u dhanë informacione për sasinë e arit të nxjerrë nga kontinenti i paregjistruar nga vendet afrikane. Në raport thuhet se mesatarisht prej […]
![Në vitin 2022 të paktën 435 tonë ar u vodhën nga Afrika](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/jingming-pan-iYsrkq5qq0Q-unsplash.jpg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
![Ar, ari. Foto: Jingming Pan/Unsplash](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/jingming-pan-iYsrkq5qq0Q-unsplash.jpg)
Të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan nga kontinenti i Afrikës në vitin 2022, transmeton Anadolu.
Në raportin e titulluar “Në kërkim të arit afrikan” nga organizata joqeveritare Swissaid me qendër në Zvicër, u dhanë informacione për sasinë e arit të nxjerrë nga kontinenti i paregjistruar nga vendet afrikane.
Në raport thuhet se mesatarisht prej 321 deri në 474 tonë ar të paregjistruar prodhohen çdo vit në Afrikë dhe se të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan në vitin 2022.
Tonelatat e kontrabanduara të arit ishin humbje e të ardhurave për vendet afrikane ndërsa krizën e thellojnë edhe korrupsioni, krizat e qeverisjes dhe konfliktet e armatosura.
Më tej thuhet se kontrabanda e arit në të gjithë kontinentin është dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitet e mëparshme dhe se Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India janë tre eksportuesit më të mëdhenj të arit afrikan.
Vendet ku është nxjerrë më shumë ar në vitin 2022 janë Mali, Zimbabve dhe Bregu i Fildishtë ndërsa është bërë e ditur se prodhimi më i madh i arit të paregjistruar është bërë në Gana, Afrikën e Jugut, Guinea dhe Burkina Faso.
Sasia e arit të nxjerrë dhe të paregjistruar në Afrikë ishte më e lartë se sa parashikohet.