Nesër 4 maji, zjarrfikësit do të parakalojnë me automjete për shënimin e kësaj dite

Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin me automjete që do të bëhet nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit. Derisa në objektin kryesor të BPZ-së me fillim nga 10:30 do […]

Nesër 4 maji, zjarrfikësit do të parakalojnë me automjete për shënimin e kësaj dite
neser-4-maji,-zjarrfikesit-do-te-parakalojne-me-automjete-per-shenimin-e-kesaj-dite

neser-4-maji,-zjarrfikesit-do-te-parakalojne-me-automjete-per-shenimin-e-kesaj-dite

Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.

Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin me automjete që do të bëhet nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit.

Derisa në objektin kryesor të BPZ-së me fillim nga 10:30 do të mbahet edhe një organizim për shënimin e kësaj dite, kur përveç zëvendës komandantit të Brigadës, Malë Gashi do të jenë të pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama e kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

Ndryshe, Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj, e themeluar në vitin 1999 pas vdekjes së pesë zjarrfikësve në një zjarr në Australi. /Express