Deputeti Manaj: Qeveria e Kosovës i mashtroi qytetarët për ndërtimin e banesave sociale

Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës. ‘’Është njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushtën e tyre zgjedhor’’ shprehet ai. Ai deklaron se tashmë Qeveria e Kosovës është në përfundim e […]

Deputeti Manaj: Qeveria e Kosovës i mashtroi qytetarët për ndërtimin e banesave sociale
deputeti-manaj:-qeveria-e-kosoves-i-mashtroi-qytetaret-per-ndertimin-e-banesave-sociale

deputeti-manaj:-qeveria-e-kosoves-i-mashtroi-qytetaret-per-ndertimin-e-banesave-sociale


Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.

‘’Është njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushtën e tyre zgjedhor’’ shprehet ai.

Ai deklaron se tashmë Qeveria e Kosovës është në përfundim e sipër të mandatit të saj, por që nuk ka asnjë veprim konkret për realizimin e premtimit electoral për ndërtimin e banesave kolektive.

‘’Po përfundon mandati i plotë i kësaj Qeverie dhe nuk kanë marr veprime konkrete për realizimin e premtimit elektoral për masën e banimit të përballueshëm’’ deklaron më tutje Manaj.

Deputeti Manaj, thotë se me këtë premtim janë mashtruar qytetarët, që kanë pritur zgjidhjen e banimit.

 ‘’Pra, janë mashtruar familjet e shumta që kanë pritur zgjidhjen e problemit të banimit përmes kësaj mase’’ përfundon Manaj për FrontOnline.