Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë

I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë të bllokuara nga Qeveria Kurti. Ai thotë se magjistralët dhe rrugët e e ndryshme janë bërë pjesë e korrupsionit sistemor të kësaj qeverie. “Sa i përket investimeve ne infrastrukturë janë mbi 1 miliardë e […]

Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
haziri:-qeveria-kurti-bllokoi-1-miliarde-e-200-milione-euro-per-infrastrukture

haziri:-qeveria-kurti-bllokoi-1-miliarde-e-200-milione-euro-per-infrastrukture


I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë të bllokuara nga Qeveria Kurti.

Ai thotë se magjistralët dhe rrugët e e ndryshme janë bërë pjesë e korrupsionit sistemor të kësaj qeverie.

“Sa i përket investimeve ne infrastrukturë janë mbi 1 miliardë e 200 milionë euro të bllokuara sot, është dëm i madh që tregon paftësi me menaxhu projekte zhvillimore në këtë vend, invetimet publike që Kosovës i japin infrastrukturë rajonale edhe lidhjet e brendshme edhe lidhjet ndërkombëtare, kanë mbet në pikën 0 aty ku janë lënë para 3 viteve”, tha Haziri.

Tutje, Haziri në “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thekson se qysh në muajt e parë të kësaj Qeverie në pushtet, është parë paaftësia e tyre në menaxhim.

“Magjistralja apo autostrada apo lidhjet rajonale te rrugëve janë bë pjesë e korrupsionit sistemor që kjo qeveri ka me u pasqyru heret apo vonë, sepse paaftësi në menaxhmin e projekteve të tilla ne e kemi pa në mujat e parë, por tash kur po shihet mosprogresi dhe janë bo subjekt i hetimeve tregon qartë se ka probleme sistemore brenda”, shton Haziri.

“Nuk duhet me prit që mund të finalizohet dicka, sepse njerëzit në anamoravë dhe lidhja e anamoravës me Prishtinën dhe koridorin tjeter ndërkombëtarë Selanik-Shkup, cilën kjo autostradë e krijon, ne e kemi lënë 70% të punimeve të përfundume dhe sot flasim për 72%, janë vendos nja 50 shtylla të ndriqimit publik dhe e kanë zbulu ujin e nxehtë, tani thojnë po rrshet dheu kur punohet natyrisht që dalin probleme teknike, kontrata është shumë e qartë ajo i zgjedh problemet”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, qytetarët tashmë do të binden që kjo Qeveri nuk është e përgjegjshme që të merret me projekte madhore, madje sipas tij, Qeveria e Kurtit po bën mashtrim të brendshëm.

“Po shihet që në fund të mandatit po dojn me kriju një përshtypje të re, që është mashtrim i brendshëm. Tendenca edhe rrugën për Mitrovicë, Gjilan, Podujevë me i përfundu si projekte të qeverisë së kalume, sepse këto ka një kohë që janë fillu, ka probleme pronsore, çështje të shpronsimeve, bugjetimeve por kjo qeveri fillimisht e ka ndal për shkak të buxhetit, nuk ka nda buxhet mjaftueshëm. Natyrisht tani në moment të fundit janë kujtu që duhet me përshpejtu dinamikën për motive dhe për konsum elektoral më shumë, por koha pamundëson me i përfundu sepse problemet që dalin në implementim janë të natyrës së punës. Besoj shumë që qytetari i Kosovës kudo që jeton në këto pjesë të Kosovës, ka me u bind që nuk është kjo qeveri kompetente dhe e mobilizume dhe as e përgjegjshme dje as me kapacitete me mbyll projekte madhore si këto që po flasim tash”, tha Haziri.

“Flasim për hapje të tuneleve dhe koridoreve me Tetovën për hekurudhën me Tiranën, për krijimin e koridoreve në anën tjetër, lidhjen e koridorit ndërkombëtarë Zhegër Stanqiq e kanë blloku, përderisa ne e kemi hap pikën kufitare me Maqedoninë përmes Kumanovës që është funksionale pamundëson me u shpall rrugë ndërkombëtare për arsye se duhet të ndërtohet rruga e cila plotëson karakterin dhe stndartet e rrugës ndërkombëtare, aty pamundësohet pastaj transporti deri në 3.5 ton sipas ligjit dhe sipas marrëveshjes me Maqedoninë. Tani për tani kemi qarkullim të njerzve dhe nuk kemi qarkullim të mallrave që është në interes të zhvillimit të ekonomosë rajonale apo edhe projekteve tjera që më shumë i kanë deklarative sesa në funksion të realizimit”, përfundon ai.