Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë nga shpërthimet në një fabrikë në Sofje (VIDEO)

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në Bullgari shkaktoi një seri shpërthimesh dramatike mbrëmë vonë, thanë autoritetet lokale dhe personeli mjekësor, raporton Reuters. Shpërthimet filluan rreth orës 18:30 në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit të Sofjes, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, disa prej […]

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë nga shpërthimet në një fabrikë në Sofje (VIDEO)
Shpërthim në Sofje. Foto pintscreen nga Agjencia bullgare e lajmeve BGNES

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në Bullgari shkaktoi një seri shpërthimesh dramatike mbrëmë vonë, thanë autoritetet lokale dhe personeli mjekësor, raporton Reuters.

Shpërthimet filluan rreth orës 18:30 në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit të Sofjes, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, disa prej të cilave ishin të mbuluara me re të kuqe dhe të bardha nga shpërthimet e fishekzjarreve.

“Në momentin e parë u ndjeva sikur dikush e kishte mbyllur derën me shumë furi. Rryma ishte fikur menjëherë”, tha një banor për Nova TV.

Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov tha të enjten në mbrëmje se një 49-vjeçar vdiq nga plagët e marra nga zjarri, ndërsa vajza e tij 20-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital.

Dy burra, djali 22-vjeçar i pronarit të magazinës dhe një punonjës 60-vjeçar, besohet se kanë qenë brenda në magazinë dhe për to nuk ka informacione, tha ai.

Banorët i thanë mediave lokale se shpërthime më të vogla vazhduan gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes. Zona, e rrethuar nga toka bujqësore, ishte e rrethuar dhe helikopterët ushtarakë po këqyrnin vendin e ngjarjes, tha një dëshmitar për Reuters.

Në vendngjarje janë vendosur personeli ushtarak me katër transportues uji, si dhe specialistë të tjerë ushtarakë.

Sipas të dhënave fillestare, një nga magazinat përmbante dy ton ekuivalent TNT, njoftoi Agjencia Bullgare e Lajmeve.

Policia evakuoi njerëzit pranë Elin Pelin, trafiku u ndal. Fishekzjarret nuk prodhoheshin në magazina, por vetëm ruheshin. Tymi i dendur përhapet në të gjithë rajonin e Sofjes. Nuk ka probleme me fluturimet nga aeroporti i Sofjes.