Palevski tërësisht gjakftohtë në burgun e Shutkës, nuk flet as me gardianët

Ljupço Palevski Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, pas ekstradimit të djeshëm nga Turqia në burgun hetimor “Shkup” në Shutkë, është sjellë gjakftohtë dhe nuk ka komunikuar me zyrtarët e burgut, transmeton Portalb.mk.  Burgu i hetimit thotë se ai u soll tekstualisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. […]

Palevski tërësisht gjakftohtë në burgun e Shutkës, nuk flet as me gardianët
Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helsinkit

Ljupço Palevski Palço, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, pas ekstradimit të djeshëm nga Turqia në burgun hetimor “Shkup” në Shutkë, është sjellë gjakftohtë dhe nuk ka komunikuar me zyrtarët e burgut, transmeton Portalb.mk

Burgu i hetimit thotë se ai u soll tekstualisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Atij i kanë sjellë letra dhe stilolaps, në mënyrë që të dërgojë kërkesa në institucionet kompetente dhe një kërkesë për marrjen e një avokati. Ai është i vetëm në qeli dhe nuk ka kontakte me të burgosurit e tjerë.

Përveç sendeve personale që i kishte sjellë nga Turqia, ku kaloi 5 muaj në paraburgim, Palevski (i cili u soll dje në orën 19:30 në një fluturim komercial të “Turkish Airlines”) ka sjellë edhe një televizor plazma.

“Televizori plazma që është sjellë nga Turqia nuk ka ku ta futë në prizë, sepse në qeli nuk ka prizë për arsye sigurie”, thanë për Meta.mk nga burgu hetimor.

Nga Prokuroria Publike thonë se pas ekstradimit të Palevskit, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore në rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.

“Për pesë të dyshuar, tre prej të cilëve janë bashkëkryerës në krime të rënda – dy rrëmbime dhe dy vrasje në mënyrë brutale, një i dyshuar për ndihmë në rrëmbimin e të miturës dhe një i dyshuar për ndihmë pas kryerjes së krimit, hetimi është në fazën përfundimtare”, thonë nga prokuroria.

Nga aty shtojnë se për Palevskin prokurori publik po ndërmerr veprime hetimore për marrjen dhe analizimin e provave që nuk mund të ndahen me publikun në këtë fazë të procedurës.

Për vrasjen e dyfishtë, në burgun hetimor në Shutkë ndodhen edhe Vlatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski, të cilët dyshohen për rrëmbim personi nga neni 141 i Kodit Penal dhe për dy vrasje brutale (një të mitur dhe një për përfitim financiar). Të tre së bashku me Ljupço Palevskin janë pjesë e partisë politike E Majta.

Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dyshohet se i ka ndihmuar në kryerjen e krimit – rrëmbim të miturës. Ai tani është në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Lartë miratoi ankesën e tij. Avokati i Gjorcevskit, Vladimir Tufegxhiq, pohon me vendosmëri se ai nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së tij dhe se nuk i njeh fare të dyshuarit.

Stefan Dimkovskit, shoku që e transportoi Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, në mars të këtij viti i është hequr paraburgimi dhe ndaj tij janë shqiptuar masa paraprake – ndalim i daljes nga vendbanimi, konfiskim i dokumentit të udhëtimit, detyrim për paraqitje në gjykatë dhe konfiskim, pra ndalim i përdorimit të patentës së shoferit.

Palevski pritet të thirret në pyetje në Prokurorinë Publike, ndërsa dëshmia e tij në masë të madhe do të varet nga sa do të sqarohen rrethanat dhe motivet e dy vrasjeve monstruoze të ndodhura më 22 nëntor dhe 27 nëntor të vitit të kaluar.

Motivi i të dyja vrasjeve është i paqartë

Sipas asaj që është paraqitur deri më tani nga hetimi, 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska është rrëmbyer në Shkup më 27 nëntor 2024 rreth orës 7:20 të mëngjesit kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Sipas hetimeve, Palevski së bashku me Keshishovin, Manevskin dhe Videvskin e kanë marrë dhe e kanë lidhur në hyrje të objektit, e kanë futur në thes dhe më pas në veturën e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, i cili u vra pesë ditë më parë.

Vanja u vra në të njëjtën ditë, më 27 nëntor 2023, ndërsa trupi i saj u gjet më 3 dhjetor në fshatin Brazda në periferi të Shkupit. Makina e djegur u gjet jo shumë larg. Palevski u largua nga vendi tre ditë pas vrasjes, ndërsa Keshishov, Manevski dhe Videvski pas arrestimit e pranuan krimin dhe e dërguan policinë në vendet ku ishin varrosur Vanja dhe Zhezhovski.

Ljupço Palevski-Palço dyshohet se ka planifikuar, organizuar dhe kryer dy vrasje. Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev dyshohen për rrëmbim dhe dy vrasje. Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës së vrarë, dyshohet se i ka dhënë informacion Palços për kohën kur vajza e tij del nga ndërtesa dhe shkon në shkollë. I dyshuari i fundit është Stefan Dimkovski, i cili u arrestua sepse dyshohet se e ndihmoi Palçon të arratisej nga Beogradi në Turq.