CIVIL: Shkelja e fshehtësisë së votës dhe e heshtjes zgjedhore, një vëzhgues lëshoi himnin e partisë në qendër votimi

Organizata Civili ka raportuar për shkeljet gjatë procesit zgjedhor deri më tani. Nga aty thonë se në kopshtin “Pranvera” në Kozle, një vëzhguese në telefonin e saj lëshoi himnin e një partie të caktuar politike në vendvotim, pa asnjë reagim nga Këshilli Zgjedhor. Vetëm pasi e ka vënë në dukje një qytetar  KZ ka reaguar […]

CIVIL: Shkelja e fshehtësisë së votës dhe e heshtjes zgjedhore, një vëzhgues lëshoi himnin e partisë në qendër votimi
Civil. Foto printscreen nga konferenca për media

Organizata Civili ka raportuar për shkeljet gjatë procesit zgjedhor deri më tani. Nga aty thonë se në kopshtin “Pranvera” në Kozle, një vëzhguese në telefonin e saj lëshoi himnin e një partie të caktuar politike në vendvotim, pa asnjë reagim nga Këshilli Zgjedhor. Vetëm pasi e ka vënë në dukje një qytetar  KZ ka reaguar me paralajmërim, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtin vendvotim anëtarët e KZ-së thonë me zë të lartë emrat dhe komentojnë me zë të lartë nëse dikush refuzon të marrë njërën nga fletët e votimit. Kjo paraqet shkelje të fshehtësisë së votës, si dhe ndikim, pra thyerje të heshtjes zgjedhore.

Në vendvotimin 2720 në Aerodrom, anëtarët e KZ -së pyesin me zë të lartë se pse disa qytetarë nuk e pranojnë njërën nga fletëvotimet.

Por ka vende ku heshtja zgjedhore thyhet në një mënyrë tjetër.

Në Çair, në vendvotimin 2882, Sh.F. “Hasan Prishtina”, anëtar i Bordit Zgjedhor, u sugjeron votuesve që të mos pranojnë njërën prej fletëvotimeve.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13:00 kanë votuar 312 070 votues, gjegjësisht 25.84 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 432.026 votues, gjegjësisht 23.81 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 2.03% më shumë votues.