Për 5 muaj 41 mjekë ikën nga Kosova

Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi. Shifra alarmante janë regjistruar sa i përket ikjes së mjekëve këtë vit. “41 mjekë gjatë këtyre muajve të […]

Për 5 muaj 41 mjekë ikën nga Kosova
per-5-muaj-41-mjeke-iken-nga-kosova

per-5-muaj-41-mjeke-iken-nga-kosova

Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë.

Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Shifra alarmante janë regjistruar sa i përket ikjes së mjekëve këtë vit.

“41 mjekë gjatë këtyre muajve të vitit 2024 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave.

Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës. Vitin e kaluar përmes një sondazhi është bërë e ditur se kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga. Por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është  mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, u shpreh Sejdiu.

E fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite, ku mjekët dhe infermierët destinacionin kryesor për të ushtruar profesionin e tyre e kishin Gjermaninë.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1320 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë./Front Online/