Përfundojnë në burg tre oficerët e akuzuar për grushtin e dështuar të shtetit në Bolivi

Tre liderë të dyshuar për grushtin e dështuar ushtarak në Bolivi janë lënë në paraburgim për gjashtë muaj me urdhër të gjykatës. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Bolivisë, gjenerali Juan Jose Zuniga , zëvendësadmirali Juan Arnes dhe Alejandro Iraola, ish-kreu i një brigade të motorizuar, do të qëndrojnë në paraburgim në një burg të sigurisë maksimale në [...]Read More...

Përfundojnë në burg tre oficerët e akuzuar për grushtin e dështuar të shtetit në Bolivi

Tre liderë të dyshuar për grushtin e dështuar ushtarak në Bolivi janë lënë në paraburgim për gjashtë muaj me urdhër të gjykatës. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Bolivisë, gjenerali Juan Jose Zuniga , zëvendësadmirali Juan Arnes dhe Alejandro Iraola, ish-kreu i një brigade të motorizuar, do të qëndrojnë në paraburgim në një burg të sigurisë maksimale në rrethin e El Alto.

“Ndalimi i përkohshëm i urdhëruar nga gjyqtari pa dyshim përbën një precedent dhe është një tregues i mirë se hetimi mund të vazhdojë të ecë përpara”, tha prokurori Cesar Siles.

Tre oficerët e lartë, të cilët akuzohen për komplot për të rrëzuar presidentin e sapozgjedhur Luis Arce, përballen me akuza për terrorizëm dhe pjesëmarrje në një rebelim të armatosur kundër shtetit, sipas të njëjtës prokurori.

Akuzat parashikojnë dënime deri në 20 vjet burg, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/