Policia e ShBA-së arrestoi 70 protestues pro-palestinezë që hynë në konsullatën e Izraelit

Policia në SHBA arrestoi 70 protestues pro-palestinezë të cilët hynë në hollin e konsullatës izraelite në San Francisco dhe të cilët kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Protestuesit u mblodhën para konsullatës izraelite në San Francisco dhe kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës duke mbajtur pankarta me mbishkrimet si “Antisionizmi nuk është antisemitizëm” […]

Policia e ShBA-së arrestoi 70 protestues pro-palestinezë që hynë në konsullatën e Izraelit
Policia e ShBA-së arrestoi 70 protestues pro-palestinezë që hynë në konsullatën e Izraelit. Foto: Agjencia Anadollu/AA

Policia në SHBA arrestoi 70 protestues pro-palestinezë të cilët hynë në hollin e konsullatës izraelite në San Francisco dhe të cilët kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Protestuesit u mblodhën para konsullatës izraelite në San Francisco dhe kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës duke mbajtur pankarta me mbishkrimet si “Antisionizmi nuk është antisemitizëm” dhe “Palestina e lirë nga lumi në det”.

Një pjesë e protestuesve që brohoritën me sloganet “Palestina e Lirë” e lidhën veten pas dyerve.

Policia e San Franciscos njoftoi se ka arrestuar 70 persona që hynë në holl dhe refuzuan të dalin nga ndërtesa.