Sabotimi i hekurudhave të Francës do të prekin mbi një million udhëtarë, trafiku do të ketë pengesa gjatë gjithë fundjavës

Operatori shtetëror hekurudhor SNCF paralajmëroi se pengesat e trafikut hekurudhor në të gjithë Francën pas sabotimit të djeshëm mund të zgjasin deri në fund të fundjavës dhe të prekin qindra mijëra pasagjerë të tjerë. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, trasnmeton Portalb.mk. Sulmet e koordinuara me zjarrvënie në tre linja hekurudhore […]

Sabotimi i hekurudhave të Francës do të prekin mbi një million udhëtarë, trafiku do të ketë pengesa gjatë gjithë fundjavës
Flamuri i Francës dhe Kulla e Ajfelit (Eiffel). Foto: Mozcann në Canva

Operatori shtetëror hekurudhor SNCF paralajmëroi se pengesat e trafikut hekurudhor në të gjithë Francën pas sabotimit të djeshëm mund të zgjasin deri në fund të fundjavës dhe të prekin qindra mijëra pasagjerë të tjerë. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, trasnmeton Portalb.mk.

Sulmet e koordinuara me zjarrvënie në tre linja hekurudhore të shpejtësisë së lartë shkaktuan kaos udhëtimesh pak përpara hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit dhe kryeministri Gabriel Atal i përshkroi sulmet si akte sabotimi. Me pothuajse një të katërtën e trenave ndërkombëtarë të Eurostat të anuluar, SNCF tha se trafiku në linjat e prekura do të përmirësohet sot falë përpjekjeve të mijëra punëtorëve hekurudhor.

“Linja lindore Paris-Strasburg do të jetë e funksionale plotësisht, ndërsa në linjën për në Lille në veri do të vozisin 80% e trenave. Në linjën për në Bordeaux në perëndim, 60% e trenave do të qarkullojnë me vonesa nga një deri në dy orë”, tha SNCF.

Eurostat tha se pret që një e pesta e shërbimeve të saj të anulohej këtë fundjavë, me të gjithë trenat që përballen me vonesa prej një ore e gjysmë.

SNCF tha se do të rrisë mbikëqyrjen e rrjetit hekurudhor me 1000 punëtorë dhe 60 dronë. Ministri i Transportit Patrice Vergrete tha se sabotimi preku 250,000 pasagjerë dje dhe 800,000 pasagjerë të tjerë do të përballen me anulime dhe vonesa deri të hënën.