Shala i PDK-së: Investimet kapitale në shkallën më të ulët në 15 vitet e fundit në Kosovë

Ferat Shala nga PDK thotë për “Front Online” se raporti tre mujor i Buxhetit për periudhën janar-mars 2024, ku të gjitha institucionet shtetërore kanë shpenzuar vetëm 87 milionë euro në kategorinë e shpenzimeve kapitale, tregon paaftësinë e qeverisë “Kurti” për të realizuar apo zbatuar projekte kapitale. Sipas deputetit të PDK-së shpenzimet prej vetëm 10% tregon […]

Shala i PDK-së: Investimet kapitale në shkallën më të ulët në 15 vitet e fundit në Kosovë
shala-i-pdk-se:-investimet-kapitale-ne-shkallen-me-te-ulet-ne-15-vitet-e-fundit-ne-kosove

shala-i-pdk-se:-investimet-kapitale-ne-shkallen-me-te-ulet-ne-15-vitet-e-fundit-ne-kosove


Ferat Shala nga PDK thotë për “Front Online” se raporti tre mujor i Buxhetit për periudhën janar-mars 2024, ku të gjitha institucionet shtetërore kanë shpenzuar vetëm 87 milionë euro në kategorinë e shpenzimeve kapitale, tregon paaftësinë e qeverisë “Kurti” për të realizuar apo zbatuar projekte kapitale.

Sipas deputetit të PDK-së shpenzimet prej vetëm 10% tregon shkallën më të ulët të realizimit të investimeve kapitale që ka ndodhur në 15 vitet e fundit të qeverive të Kosovës.

“Tashmë është praktikë e keqe e kësaj qeverie që aftësia e saj për të realizuar apo zbatuar projektet kapitale. Shkalla e investimeve kapitale po vazhdon me të njëjtin nivel siç ka qenë edhe në vitet paraprake. Fatkeqësisht investimet kapitale nuk po realizohen edhe pse në parim kanë qenë të planifikuara jashtëzakonisht pak, dhe pjesa kryesore, 26% e të totalit të investimeve kapitale ka qenë projekte të bartura nga vitet paraprake. Në esencë kjo tregon shkallën më të ulët të realizimit të investimeve kapitale që ka ndodhur në 15 vitet e fundit të qeverive të Kosovës”, theksoi ai.

Shala thotë se fokusi qeveritar është tek procedurat e negocimit të tenderave dhe jo tek shkalla e realizmit të projekteve kapitale.

“Për më keq, edhe ato projekte që janë zhvilluar ose po realizohen kryesisht janë shkuar në pjesën e procedurave të negociuara, që do të thotë që institucionet e kësaj qeverie parim bazë e kanë çështjen e negocimit të tenderave. Në perudhën janar-mars të këtij viti, krahasuar me vitin paraprak, kemi 64% shkallen e rritjes së tenderave të negociuar. Fokusi qeveritar është tek procedurat e negocimit të tenderave dhe jo tek shkalla e realizmit të projekteve kapitale”, theksoi ai.

Mos implementimi i projekteve kapitale, sipas deputetit Shala  rezulton me shkallë të ulët të vendeve të punës, që sjellë dëme të mëdha në kuptimin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Mos realizimi i investimeve kapitale, qoftë në infrastrukturë,  në objekte tjera të infrastrukturës së arsimit, apo në projekte të industrisë, është mungesë totale e zhvillimit dhe kjo rezulton me shkallë të ulët të vendeve të punës, rezulton me lëvizje të brendshme minimale të kapitalit, me dëm të madh edhe për kompanitë dhe punëkryesit vendor e që në aspektin e përgjithshëm rezulton me minimizim të prodhimit vendor. Në këtë relacion dëmet janë të mëdha në kuptimin e zhvillimit, emancipimit dhe në kuptimn e dinamikës së përgjithshme të zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ai.

Sipash Shalës është e pamundur që të shpenzohet shuma e ndarë deri në fund të vitit për investime kapitale sepse tashmë janë shumë vonë, megjithatë ka hapësirë për disa projekte në tre mujorëshin e radhës dhe nëse nuk fillohet me punë çështja e implementimit mbetet për vitin e ardhshëm.

“Është e pamundur tashmë në këtë fazë që jemi të përmbushen kriteret dhe standardet e nevojshme për t’u realizuar në mënyrë të rregullt investimet kapitale sepse jemi vonuar shumë. Tashmë jemi në muajin e pestë   dhe do të duhej të fillonte implementimi i projekteve bazike kapitale por që nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre, mund të realizohet ende, ende ka hapsirë dhe mundësi që të fillohet me procedura në realizim të investimeve kapitale, në veçanti në muajin qershor,korrik dhe gusht pastaj nëse në këtë fazë nuk fillohet, çështja e implementimit mbetet për vitin e ardhshëm”, tha Shala për Front Online.