Rohde thotë se vizita e Sarrazin lidhet me Procesin e Berlinit: Pati diskutim të mirë e intensiv

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar që kishte mysafirë në rezidencën e tij kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Rohde tha se është i nderuar që ka pritur ata, ndërsa tregoi se temë e diskutimit në këtë tryezë ishte Procesit i Berlinit. “I nderuar […]

Rohde thotë se vizita e Sarrazin lidhet me Procesin e Berlinit: Pati diskutim të mirë e intensiv
rohde-thote-se-vizita-e-sarrazin-lidhet-me-procesin-e-berlinit:-pati-diskutim-te-mire-e-intensiv

rohde-thote-se-vizita-e-sarrazin-lidhet-me-procesin-e-berlinit:-pati-diskutim-te-mire-e-intensiv

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar që kishte mysafirë në rezidencën e tij kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Rohde tha se është i nderuar që ka pritur ata, ndërsa tregoi se temë e diskutimit në këtë tryezë ishte Procesit i Berlinit.

“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, të nderuarin kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin tim gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit!”, shkroi Rohde.

Për këtë “mëngjes pune” ka lëshuar komunikatë për media edhe Zyra e Kryeministrit.

“Progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit. Kryeministri kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kryeministri theksoi se më 16 maj në Kotor të Malit të Zi, Kosova kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, kërkesë kjo që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Kotor”, njoftoi ZKM.

Gjithashtu, për kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal, Kurti e ka falënderuar Sarrazinin.