SHBA, studentët e Universitetit Northwestern braktisën ceremoninë e diplomimit në mbështetje të Gazës
Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Universitetin Northwestern, një nga universitetet kryesore në SHBA, u mbajt një ceremoni ndryshe ku studentët që mbështesin Palestinën braktisën masivisht ceremoninë, raporton Anadolu. Disa studentë të Universitetit Northwestern, të cilët reaguan ndaj mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin dhe bashkëpunimit të shkollës së tyre me Izraelin, shprehën […]
![SHBA, studentët e Universitetit Northwestern braktisën ceremoninë e diplomimit në mbështetje të Gazës](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/thumbs_b_c_5e3eb95ad486d68a38dbc668d2b1a0f3.jpg?fit=864%2C486&quality=89&ssl=1)
![SHBA, studentët e Universitetit Northwestern braktisën ceremoninë e diplomimit në mbështetje të Gazës. Foto: Agjencia Anadollu (AA)](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/thumbs_b_c_5e3eb95ad486d68a38dbc668d2b1a0f3.jpg)
Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Universitetin Northwestern, një nga universitetet kryesore në SHBA, u mbajt një ceremoni ndryshe ku studentët që mbështesin Palestinën braktisën masivisht ceremoninë, raporton Anadolu.
Disa studentë të Universitetit Northwestern, të cilët reaguan ndaj mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin dhe bashkëpunimit të shkollës së tyre me Izraelin, shprehën reagimet e tyre në ceremoninë e diplomimit.
Përderisa ceremonia po vazhdonte, dhjetëra studentë mbështetës të Palestinës u larguan masivisht dhe brohoritën parulla për Gazën dhe Palestinën.
Studentët, të cilët zhvilluan ceremonitë e tyre të diplomimit jashtë ambienteve të ceremonisë kryesore, i bënë thirrje Universitetit Northwestern, i cili bashkëpunon me administratën amerikane dhe izraelite në fusha të ndryshme, që t’i japin fund këtyre bashkëpunimeve.
Studentët që mbështesin Palestinën në ceremoninë e tyre që organizuan veçmas, lexuan emrat e palestinezëve që humbën jetën në Gaza.
Protestat në mbështetje të Gazës, të cilat nisën në shumë kampuse universitare në SHBA në muajin prill, zgjatën rreth 6 javë dhe gjatë kësaj periudhe, pothuajse në të gjitha universitetet kryesore të vendit u mbajtën protesta kundër Izraelit dhe SHBA-së.