Të paktën 29 persona të vdekur nga zjarri në një klub nate në Stamboll
Të paktën 29 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub të natës në qendër të Stambollit, sa kanë qenë duke u kryer renovime në objekt gjatë ditës, ka thënë Zyra e Guvernatorit të qytetit, transmeton Radio Evropa e Lirë. Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së parë e kanë […]
![Të paktën 29 persona të vdekur nga zjarri në një klub nate në Stamboll](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Turqi-fllamuri-turk-vetura.webp?fit=1024%2C576&quality=80&ssl=1)
![Pamje nga qyteti i Stambollit, Turqi. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Turqi-fllamuri-turk-vetura.webp)
Të paktën 29 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub të natës në qendër të Stambollit, sa kanë qenë duke u kryer renovime në objekt gjatë ditës, ka thënë Zyra e Guvernatorit të qytetit, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së parë e kanë rrethuar zonën e klubit, që gjendet në dy katet e poshtme të një ndërtese 16-katëshe në zonën Gajretepe.
Sipas Zyrës së Guvernatorit, një person është në gjendje kritike në spital.
Tre prokurorë janë duke e hetuar shkakun e zjarrit dhe pesë persona janë ndaluar, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc.