Sopjani: Franca do të vazhdojë të ndihmojë Serbinë
Avokati, Shkëlzen Sopjani ka thënë se gjatë fushatës së Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Ministrave të KiE, Serbia ka pasur mbështetjen e Francës vazhdimisht dhe ajo do të vazhdojë edhe tutje. Sopjani në emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini ka theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka shprehur haptazi […]
![Sopjani: Franca do të vazhdojë të ndihmojë Serbinë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/646636-sopjani-franca-do-te-vazhdoje-te-ndihmoje-serbine.jpg)
![sopjani:-franca-do-te-vazhdoje-te-ndihmoje-serbine](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/646636-sopjani-franca-do-te-vazhdoje-te-ndihmoje-serbine-1024x575.jpg)
Avokati, Shkëlzen Sopjani ka thënë se gjatë fushatës së Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Ministrave të KiE, Serbia ka pasur mbështetjen e Francës vazhdimisht dhe ajo do të vazhdojë edhe tutje.
Sopjani në emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini ka theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka shprehur haptazi ambicie për anëtarësimin e saj në Brix.
“Franca e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të e ndihmoj Serbinë. Përkundër që Serbia është i vetmi vend që haptazi janë kundër integrimeve euroantlantike. Haptazi kanë shprehur ambicie në Brix. Brixi është e kundërta e integrimeve euroantlantike. Vizita e Xi Jimping, presidenti kinez në Serbi, se si u prit dhe si rrijke Vuqiqi. Kina është investori më i madh në Serbi, Kina nuk i ka vnu sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë”, shtoi Spojani.
Sa i përket kushtëzimit të Francës për Serbinë, Sopjani theksoi se takimi nuk ka qenë aq rezultativ, pasi Franca e kushtëzoi Serbinë për blerjen e airoplanëve ushtarak.