Shefi i ushtrisë izraelite tha se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi. Ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej, megjithatë, raporton Radio Evropa e Lirë. Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, […]

Shefi i ushtrisë izraelite tha se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit
Flamuri i Izraelit. Foto nga Benjamin Netanyahu (Facebook)

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi. Ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej, megjithatë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me zyrtarët e lartë të vendit për të biseduar për mundësinë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.