Vjen pasuesja amerikane e Wisner, Begaj pret të ngarkuarën e re me punë të SHBA, në Tiranë

Pa u bërë ende java nga largimi i David Wisner nga misioni në Tiranë, vjen në kryeqytet e dërguara e radhës së SHBA-ve, që do të jetë e ngarkuar me Punë në ambasadën e SHBA. Ajo është Nancy Van Horn, diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm amerikan në 2007. Këtë të hënë, [...]Read More...

Vjen pasuesja amerikane e Wisner, Begaj pret të ngarkuarën e re me punë të SHBA, në Tiranë

Pa u bërë ende java nga largimi i David Wisner nga misioni në Tiranë, vjen në kryeqytet e dërguara e radhës së SHBA-ve, që do të jetë e ngarkuar me Punë në ambasadën e SHBA.

Ajo është Nancy Van Horn, diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm amerikan në 2007.

Këtë të hënë, Van Horn është pritur nga Presidenti Bajram Begaj, nga i cili mori urimin e parë për nisjen e detyrës në Tiranë.

Kreu i shtetit ka shprehur besimin se gjatë mandatit të saj, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të forcohet më tej.

Theksin Begaj në takimin e parë më të dërguarën amerikane e vuri dhe tek reforma në drejtësi, e mbështetur fortë nga SHBA-të, që prej themelimit e tashmë me zbatimin e saj.

Detyra e fundit e zonjës Van Horn është ajo e Zëdhënëses s Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Evropë.

E ngarkuara me Punë në ambasadën, që flet pak dhe gjuhën shqipe, ka shërbyer gjerësisht në Evropën Lindore, duke punuar në ambasadat e SHBA në Ukrainë, Armeni dhe Rusi.