Ymeri për bisedat me Radojçiqin: Mbrojtja që ia ka bërë Kurti Kusarit nuk është e rastësishme

Visar Ymeri ka thënë se audioincizimet e fundit për bisedën në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Millan Radojçiqit nuk përjashtojnë mundësinë që kjo bisedë nuk ka qenë shantazh, por që Kusari-Lila e ka ditur që në fillim se po bisedonte me Radojçiqin. Ymeri thekson se, në këtë rast, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes duhej […]

Ymeri për bisedat me Radojçiqin: Mbrojtja që ia ka bërë Kurti Kusarit nuk është e rastësishme
ymeri-per-bisedat-me-radojciqin:-mbrojtja-qe-ia-ka-bere-kurti-kusarit-nuk-eshte-e-rastesishme

ymeri-per-bisedat-me-radojciqin:-mbrojtja-qe-ia-ka-bere-kurti-kusarit-nuk-eshte-e-rastesishme

Visar Ymeri ka thënë se audioincizimet e fundit për bisedën në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Millan Radojçiqit nuk përjashtojnë mundësinë që kjo bisedë nuk ka qenë shantazh, por që Kusari-Lila e ka ditur që në fillim se po bisedonte me Radojçiqin.

Ymeri thekson se, në këtë rast, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose të largohej nga kryeministri Albin Kurti.

“Unë nuk besoj që Mimoza Kusari është informuar tani se ka biseduar me Radojçiqin. Ajo duhej të kishte dhënë dorëheqjen atëherë, ose Albin Kurti, i cili gjithashtu e ka ditur që nga fillimi se Mimoza Kusari ka folur me Radojçiqin, duhej ta largonte.”

Ai ka thënë gjithashtu se pozita e shefit të grupit parlamentar është shumë e rëndësishme dhe partitë gjithmonë synojnë të vendosin njerëz të besueshëm dhe të mirë politikisht në këtë pozitë, sepse “ajo është shtylla e partisë në një institucion shumë të rëndësishëm.”

“Mimoza Kusari nuk është aty rastësisht. Mbrojtja që i ka bërë Albin Kurti Mimoza Kusarit që nga fillimi nuk është e rastësishme dhe nuk bëhet mbrojtje për një person të cilit ai nuk i beson. Unë mendoj se këtu ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga Kurti.”

Sipas Ymerit, Kurti në deklarimin e tij lidhur me audioincizimet “e pranoi që kjo nuk është në rregull”, por “tha se po të ishte anëtare e Vetëvendosjes, ne do ta kishim çuar në komision disiplinor.”

“Në komision disiplinor çon dikë që ka bërë gabim, nuk çon dikë që ka punuar mirë. Kurti e pranoi që kjo është gabim, atëherë pse nuk po vepron?”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se përmes gënjeshtrës janë munduar ta mbulojnë gjithë këtë.

“Pra, në momentin e parë që u doli se është një bisedë telefonike mes Kusarit dhe Radojçiqit, ata kanë dalë dhe kanë gënjyer, duke thënë se nuk ka bisedë. Ata janë nisur nga ideja që kjo është një gabim i madh dhe kanë tentuar ta mbulojnë me gënjeshtra. Fillimisht kanë thënë se nuk është e vërtetë dhe pastaj kanë gënjyer për mënyrën se si është zhvilluar biseda,” ka thënë ai mes të tjerash në “Debat Plus”.