Lajçak: Takimi Bislimi-Petkoviq përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi

Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha se takimi përfundoi me një ‘dokument kompromisi’, ndërsa takimin e ardhshëm e paralajmëroi pasi ta marrë ‘komentet konstruktive’. “Prita një takim dialogu për rrugën përpara për “çështjen e dinarit”, i cili u dha […]

Lajçak: Takimi Bislimi-Petkoviq përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi
lajcak:-takimi-bislimi-petkoviq-perfundoi-duke-paraqitur-nje-dokument-kompromisi

lajcak:-takimi-bislimi-petkoviq-perfundoi-duke-paraqitur-nje-dokument-kompromisi

Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Ai tha se takimi përfundoi me një ‘dokument kompromisi’, ndërsa takimin e ardhshëm e paralajmëroi pasi ta marrë ‘komentet konstruktive’.

“Prita një takim dialogu për rrugën përpara për “çështjen e dinarit”, i cili u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre. Përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet. Do të pres takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive”, tha Lajçak.

Pas takimit, dje Bislimi ka thënë se pala serbe ka kërkuar që deri në themelimin e Asociacionit t’i financojë strukturat paralele të Serbisë, por, sipas Bislimit, pa dashur të tregojnë se cilat janë këto struktura paralele.

Por, Bislimi ka thënë se as emisari Lajçak nuk e ka mirëkuptuar këtë kërkesë.

“Një prej problemeve i cili është diskutuar në javët e kaluara është si të mundësohet financimi edhe më tej i shkollave dhe ambulancave të cilat operojnë në katër komunat në veri e në komunat tjera, por sot pala serbe ka kërkuar që të financohen çfarëdo strukture paralele e Serbisë, por pa dashur të tregojnë se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë, dhe ideja e tyre që ka qenë që këto duhet të financohen derisa të themelohet asociacioni se pastaj ato kalojnë në kompetenca të asociacionit. Natyrisht që propozimi i tij nuk ka hasur as në mirëkuptimin e z. Lajçak e as tonin”, ka deklaruar Bislimi.