Zelensky: Ne mund t’i japim fund fazës më të nxehtë të luftës brenda vitit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do t’i japë fund fazës më të nxehtë të luftës brenda vitit. “Unë besoj se nëse jemi të bashkuar dhe ndjekim, për shembull, formatin e Konferencës së Paqes, ne mund t’i japim fund fazës më të nxehtë të luftës, ne mund të përpiqemi ta bëjmë atë deri në [...]Read More...

Zelensky: Ne mund t’i japim fund fazës më të nxehtë të luftës brenda vitit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do t’i japë fund fazës më të nxehtë të luftës brenda vitit.

“Unë besoj se nëse jemi të bashkuar dhe ndjekim, për shembull, formatin e Konferencës së Paqes, ne mund t’i japim fund fazës më të nxehtë të luftës, ne mund të përpiqemi ta bëjmë atë deri në fund të këtij viti”, tha Volodymyr Zelensky i tha BBC-së.

Aleatët e Ukrainës, sipas presidentit, duhet të bëjnë presion mbi Rusinë “në mënyrë që ajo të pranojë të ulet dhe të mendojë për përfundimin e luftës”.

Shkurtimisht, “ne nuk duhet të pushtojmë të gjitha territoret me forcë. Unë besoj se fuqia e diplomacisë mund të ndihmojë,” tha ai, duke shtuar se një Rusi më e dobët në fushën e betejës do ta vendoste Ukrainën në një pozicion më të fortë në tryezën e negociatave.

“Nëse i bëjmë presion Rusisë, besoj se mund të biem dakord për një zgjidhje diplomatike.”/abcnews.al