17 mijë euro pagë – Kush është eksperti që Burbuqe Hana e emëroi jashtëligjshëm në Telekom – vajza e tij punon me përmbaruesin privat që po ‘miel” milionat e Telekomit

Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive në Telekomin e Kosovës, ‘me apo pa qëllim, ka shkelur ligjin për rekrutimin e punëtorëve në këtë kompani publike’ me rastin e angazhimit si ekspert ligjor, Lulzim Sokolin – i cili kohë më parë kishte arritur moshën e pensionimit ku edhe zytartisht është përshëndetur me kolegët në Telekomin e Kosoëvs.   […]

17 mijë euro pagë – Kush është eksperti që Burbuqe Hana e emëroi jashtëligjshëm në Telekom – vajza e tij punon me përmbaruesin privat që po ‘miel” milionat e Telekomit
17-mije-euro-page-–-kush-eshte-eksperti-qe-burbuqe-hana-e-emeroi-jashteligjshem-ne-telekom-–-vajza-e-tij-punon-me-permbaruesin-privat-qe-po-‘miel”-milionat-e-telekomit

17-mije-euro-page-–-kush-eshte-eksperti-qe-burbuqe-hana-e-emeroi-jashteligjshem-ne-telekom-–-vajza-e-tij-punon-me-permbaruesin-privat-qe-po-‘miel”-milionat-e-telekomit

Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive në Telekomin e Kosovës, ‘me apo pa qëllim, ka shkelur ligjin për rekrutimin e punëtorëve në këtë kompani publike’ me rastin e angazhimit si ekspert ligjor, Lulzim Sokolin – i cili kohë më parë kishte arritur moshën e pensionimit ku edhe zytartisht është përshëndetur me kolegët në Telekomin e Kosoëvs.

 

Me kërkesë të Burbuqe Hanës, ishte vendosur që Sokoli të angazhohet në ketë kompani publike si ekspert ligjor, pas daljes në pension.

‘Rikthimi’ i tij në Telekomin e Kosovës kishte ndodhur përmes procedurave të prokurimit publik, ku Telekomi kërkonte ekspert ligjor.

Paga për Lulzim Sokolin, ekspertin e ‘preferuar’ të kryeshefes ekzekutive Burbuqe Hanës, është hiç më pak se 16.992 euro në vit (shih dok. më poshtë).

Ndërkohë në Telekomin e Kosovës janë më shumë se 20 (njëzet) ekspert ligjor që nuk kanë arritur moshën e pensionimit – megjithatë ky fakt nuk i ka bërë përshtypje Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hanës.

Periskopi ka siguruar të gjitha dokumentet, prej letres zyrtare që Lulzim Sokoli përshëndetet me stafin e Telekomit (dalja në pension), konkursin e Telekomit për angazhim të ekspertit ligjor (këtë rast të Lulzim Sokolit) e deri te shkeljet e ligjit, ku për angazhimin e këtij eksperti kërkohej që të ketë të kryer provimin e jurispodencës e deri të ulja e kritereve, në bachelor i juridikut , në mënyrë që eksperti Sokoli të plotësoj këtë kriter, që ‘krye në veti’ e kishin vendosur menaxhmenti i Telekomit të Kosovës.

Por krejt ky muhabet nuk përfundon me kaq.

Përderisa prej Burbuqe Hanës e hierakrisë më poshtë të kësaj kompanie publike, çdo ditë ankohen se Z- Mobile apo Dardafon net po u ‘miel’ miliona euro të Telekomit përmes përmbaruesit privatvajza e Lulzim Sokolit, ekpserit të ‘preferuar’ të Burbuqe Hanës, punon në zyrën e përmbaruesit privat Irfan Kërçagu (shih foton më poshtë).

Këtij të fundit, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, drejtori Financiar i Telekomit dhe të tjerët në këtë kompani publike, i kanë bërë gjyqin publik.

Në email-in përshëndetës nga Telekomi, Lulzim Sokoli, kishte njoftuar edhe përmbaruesin Irfan Kërçagu./Periskopi