Arrestohet instruktori i autoshkollës në Pejë, pranoi 500 euro për kalimin e kandidatit
Policia e Kosovës ka arrestuar një instruktor të autoshkollës në Pejë pasi të njëjtin e ka kapur duke pranuar 500 euro për kalimin e një kandidati për patentë shofer, raporton gazeta online Reporteri.net. “Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK, duke përdorur masat e veçanta të hetimit, kanë arrestuar të dyshuarin: B.G., (viti i […]
![Arrestohet instruktori i autoshkollës në Pejë, pranoi 500 euro për kalimin e kandidatit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657280-arrestohet-instruktori-i-autoshkolles-ne-peje-pranoi-500-euro-per-kalimin-e-kandidatit.jpg)
![arrestohet-instruktori-i-autoshkolles-ne-peje,-pranoi-500-euro-per-kalimin-e-kandidatit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657280-arrestohet-instruktori-i-autoshkolles-ne-peje-pranoi-500-euro-per-kalimin-e-kandidatit.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar një instruktor të autoshkollës në Pejë pasi të njëjtin e ka kapur duke pranuar 500 euro për kalimin e një kandidati për patentë shofer, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK, duke përdorur masat e veçanta të hetimit, kanë arrestuar të dyshuarin: B.G., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), instruktor në një auto-shkollë në Pejë. I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt-vendim të prokurorit të Pejës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhej në njoftim.